Një moment historik ndodhi sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4. Katër finalistët – Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako – u lejuan për herë të parë të dalin jashtë mureve të shtëpisë pas plot 115 ditësh izolimi.
Në një vendim të papritur, Vëllai i Madh i surprizoi banorët duke u dhuruar një eksperiencë unike: një xhiro me makinë në botën e jashtme, për të shijuar pak realitet jashtë lojës.
“Finalistë, për disa nga ju sot mbushen 115 ditë izolimi me sakrifica, emocione dhe përjetime të forta. Ju jeni katër finalistët e këtij edicioni dhe rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Ndaj Vëllai i Madh ka vendosur sonte t’ju bëjë një dhuratë të veçantë,” thuhej në mesazhin zyrtar.
Ky është rasti i parë në historinë e këtij formati që finalistët dalin jashtë para natës së madhe finale – një moment që nuk pritet të harrohet lehtë as nga ta, as nga publiku.
Kliko linkun poshtë për të parë videon:
https://www.instagram.com/reel/DIeuySIMq10/?igsh=MWNzZ3c5dWphZ2E0dw==