Drama mes Rike Roçit dhe Meriton Mjekiqit duket se vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit, duke u rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale.
Së fundmi, Rike Roçi ka marrë vëmendje pasi mori pjesë në premierën e filmit të Luana Vjollcës në Prishtinë, ndërkohë që mungesa e Meritoni Mjekiqit në premierën e filmit “ADN” ishte komentuar më herët në rrjet.
Ajo që nxiti reagime ishte një postim i Rikës në InstaStory, ku ajo publikoi një mesazh që u interpretua si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Meritonit.
“Ka njerëz që te filmi ku kanë luajtur vetë nuk shkojnë në premierë, sidomos në vendin e vet. Ndërsa shkojnë në premierat e filmave të të tjerëve si lëpirësa. Lëpirësa keni me mbet gjithë jetën,” – shkruhej në postimin e saj.
Ndjekësit e kanë interpretuar këtë si një mesazh të drejtpërdrejtë për Meriton Mjekiqin, duke rikthyer edhe një herë përplasjet dhe raportin e tensionuar mes tyre në rrjetet sociale.
Drama mes tyre duket se nuk ka përfunduar ende dhe çdo veprim i tyre po komentohet gjerësisht online.
