Lëkundje tërmeti janë ndier pak minuta më parë ne vendin tonë.
Një tërmet me magnitudë 3.7 Rihter është regjistruar sot në mesditë në zonën e jug-lindjes në Pogradec.
Tërmeti ka rënë rreth orës 11:30, dhe sipas EMSC epiqendra ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash.
Sipas raportimeve të njerëzve në EMSC, lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër e deri në Elbasan.
