Wednesday, January 14, 2026
HomeALBLarg televizionit/ Surprizë! Blendi Fevziu propozohet për të marrë “postin”…

Larg televizionit/ Surprizë! Blendi Fevziu propozohet për të marrë “postin”…

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore për vitin 2026 me pjesëmarrjen e 27 delegatëve.

Një vendim i rëndësishëm i Asamblesë së Shkodrës ishte edhe propozimi që gazetari Blendi Fevziu të marrë “postin” e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Përfshirja e Blendi Fevziut në këtë proces pasqyron synimin e shoqatës për prurje të reja në strukturat drejtuese të futbollit.

Gjithashtu anëtarët e shoqatës me votim unanim vendosën të propozojë zyrtarisht Armand Dukën si kandidat për postin e Presidentit të FSHF-së. Gjatë punimeve u përcaktuan edhe delegatët që do të përfaqësojnë rajonin e Shkodrës në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments