Friday, February 20, 2026
HomeALB“Landi Zbulon të Vërtetën: ‘Po të Kishte Ndjenja, Do Kishte Ndodhur!’”

“Landi Zbulon të Vërtetën: ‘Po të Kishte Ndjenja, Do Kishte Ndodhur!’”

Bieta Sulo, autore dhe moderatore e #Ftesënë5, riktheu në vëmendje një nga dinamikat më të komentuara të momentit.

Jashtë shtëpisë, Landi Hysi është një nga mbështetjet më të forta të Mirit – mik prej 32 vitesh, bashkëudhëtar në West Side Family dhe një zë që e njeh më mirë se kushdo rrugëtimin e tij.

Pas krisjes së raportit me Selin, loja e Mirit duket se ka hyrë në një fazë tjetër: më e ekspozuar, më e komentuar, por edhe më e lexueshme për publikun.

I ftuar në studio, Landi u shpreh se Miri nuk është nga ata persona që i zgjat situatat artificialisht. “Po të kishte ndjenja, ajo gjë do kishte ndodhur”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka që publiku ka parë ka qenë e natyrshme.

Ai theksoi gjithashtu se një nga gjërat më të rëndësishme për ta është respekti që marrin nga tre grupmosha të ndryshme të publikut – diçka që, sipas tij, flet për autenticitetin dhe rrugëtimin e tyre ndër vite.

A është kjo faza që do të përcaktojë fatin e Mirit në lojë? Apo thjesht po shohim një Miri më autentik se kurrë?

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments