Edi Rama ka njoftuar se 720 efektivë të Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje page. Sipas tij, masa prek punonjësit që shërbejnë në strukturat me nivelin më të lartë të rrezikut.
Ai bëri të ditur se mbështetja do të fokusohet te Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale, duke vlerësuar rolin e tyre në garantimin e rendit dhe sigurisë.
Sipas deklaratës, një inspektor në RENEA do të paguhet rreth 1.600 euro, ndërsa një drejtues në këtë strukturë rreth 2.300 euro. Për forcat operacionale, paga e një inspektori do të jetë rreth 1.200 euro, ndërsa ajo e një kryekomisari do të variojë mes 1.600 dhe 1.700 euro.
Kryeministri theksoi se kjo rritje page vjen paralelisht me investime në teknologji, trajnim dhe pajisje, si pjesë e qasjes për forcimin e rendit dhe përmirësimin e raportit mes kërkesës për rezultate dhe vlerësimit të punës së efektivëve.
