Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e akademisë në vendin tonë në këtë fillim viti, teksa ish-pedagogu dhe profesori i njohur Bujar Mane është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Lajmi për ndarjen nga jeta të profesor Bujar Manesështë bërë i ditur nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.
Mane ishte një nga profesorët më të rëndësishëm të UBT, ku për vite me radhë ka dhënë kontribut në formimin e brezave të rinj të specialistëve. Ai ishte nderuar me gradën “Kandidat i Shkencave”.
Në njoftimin e publikuar, UBT i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij.
Karriera dhe jeta profesionale
Profesor Bujar Mane ka qenë pjesë e trupës akademike të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, ku ka kontribuar veçanërisht në fushën e Biokimisë Veterinare. Ai ka lënë një gjurmë të rëndësishme në arsimin e lartë shqiptar.
Pas një karriere të gjatë akademike, ai kishte dalë në pension në vitin 2011.
