Monday, February 16, 2026
HomeALBLajm i trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë aktori super i njohur dhe i...

Lajm i trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë aktori super i njohur dhe i talentuar

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e kinematografisë, ku aktori i njohur amerikan Robert Duvall, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit e ka dhënë gruaja e tij, Luciana, e cila shkruan në Facebook, se ai ndërroi jetë në shtëpi.

Dje i thamë lamtumirë bashkëshortit tim të dashur, mikut tim të çmuar dhe njërit prej aktorëve më të mëdhenj të kohës sonë. Bob ndërroi jetë në paqe në shtëpi, i rrethuar nga dashuria dhe ngushëllim.”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Duvall konsiderohej një nga figurat më të shquara të kinemasë botërore, ndërsa interpretimet e tij në disa prej prodhimeve më të rëndësishme të historisë së filmit e bënë atë një emër të pavdekshëm në artin e aktrimit.

Fituesi i Çmimit Oscar, Duvall la pas një trashëgimi të pasur në kinemanë botërore. Me më shumë se 60 vjet përvojë në ekran, Duvall u bë i njohur që me performancën e tij pa fjalë, por mbresëlënëse, si Boo Radley në To Kill a Mockingbird, dhe më pas vazhdoi të shfaqej në dhjetëra produksione televizive, filmike dhe teatrale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments