Wednesday, March 25, 2026
HomeALBLAJM i FUNDIT/ Tronditet vendi, burri vret gruan dhe më pas veten.

LAJM i FUNDIT/ Tronditet vendi, burri vret gruan dhe më pas veten.

Një ngjarje tragjike dhe e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kurjanit, në Fier, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se konflikte të mundshme familjare mund të kenë çuar në këtë akt ekstrem.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet e krimit.

Zona është rrethuar dhe po kryhen veprimet procedurale, ndërkohë që pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe tek banorët e zonës, të cilët e përshkruajnë situatën si të papritur dhe të rëndë për komunitetin lokal.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments