Tuesday, February 10, 2026
HomeALB“Lajm i fundit: Kadastra e Vlorës largohet, punonjësit ‘migracion’ drejt Tiranës!”

“Lajm i fundit: Kadastra e Vlorës largohet, punonjësit ‘migracion’ drejt Tiranës!”

Në Vlorë kanë mbetur vetëm disa pjesë të strukturave të Kadastrës, pasi procesi i transferimit ka nisur që vitin e kaluar. Aktualisht në qytetin bregdetar punojnë vetëm 55 persona, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës që prej muajsh operojnë në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë.

Report Tv mëson se të gjithë këta punonjës do të duhet të zhvendosen në kryeqytet. Kadastra e Vlorës, e cila ka ndryshuar shpesh drejtuesit, do të transferohet në selinë qendrore në Tiranë, pranë rrugës “Jordan Misja”.

Vendimi për shpërnguljen është firmosur më 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ndërsa zhvendosja pritet të përfundojë brenda këtij muaji.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments