Thursday, January 15, 2026
HomeALBLajm i Fundit/ Gjykata Kushtetuese befason me vendimin për arrestimin e Berishës

Lajm i Fundit/ Gjykata Kushtetuese befason me vendimin për arrestimin e Berishës

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin mbi kërkesën nga Sali Berisha, duke konstatuar shkelje lidhur me kohëzgjatjen e masës së ”arrestit shtëpiak” të vendosur ndaj tij.

Vendimi ka të bëjë me tre vendime të dhëna më herët nga gjykatat më të ulëta, të cilat kishin lënë në fuqi masën e sigurimit personal ”arrest shtëpie” për një periudhë të gjatë kohore.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është dhënë në përfundim të seancës gjyqësore, pa praninë e palëve, sipas praktikës së kësaj gjykate. 

Në përmbajtjen e tij, trupa gjykuese ka vlerësuar se masa e ”arrestit shtëpiak” ka tejkaluar kufijtë e proporcionalitetit dhe arsyeshmërisë, duke u shndërruar në një kufizim të zgjatur të lirisë personale.

Avokatët e Berishës argumentuan se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për vijimin e arrestit shtëpiak, ndërsa theksuan se masa po përdorej në mënyrë disproporcionale dhe pa rrezik real për hetimin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments