Tuesday, March 31, 2026
HomeALBLAJM I FUNDIT/ Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit 

LAJM I FUNDIT/ Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit 

Skënder Hitaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke marrë drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend.

Hitaj është një oficer karriere me një eksperiencë të gjatë në strukturat e Policisë Shqiptare. Ai ka jetuar deri në moshën 16-vjeçare në Përmet, ndërsa më pas ka ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë.

Prej vitit 2002, ai ka qenë pjesë aktive e Policisë së Shtetit, duke mbajtur në mënyrë të pandërprerë role drejtuese në nivele të ndryshme. Karriera e tij është karakterizuar nga angazhimi në drejtimin e strukturave të rëndësishme dhe menaxhimin e situatave të sigurisë publike.

Emërimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për Policinë e Shtetit, ndërsa pritet të sjellë zhvillime dhe reforma në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments