Tuesday, February 10, 2026
HomeALBLAJM I FUNDIT/ Deputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka...

LAJM I FUNDIT/ Deputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë…

Nga protesta e tensionuar e demokratëve, ka mbetur i lënduar edhe deputeti demokrat Bledjon Nallbati.

Në pamjet e siguruara nga burimet shikohet momenti kur Nallbatit i hidhet spraj në fytyrë, ndërsa konfirmohet se ai është goditur dhe me shkopa gome.

Për rrjedhojë mësohet se Nallbati është dërguar nga demokratët në ambientet spitalore për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.

Edhe pse kryedemokrati Berisha u shpreh se protesta e sotme do të ishte paqësore, situata është tensionuar duke lënë pas disa persona të lënduar.

Nga përplasjet mes policisë dhe pjesëmarrësve në protestën e sotme mbetën të dëmtuar 8 punonjës policie si dhe demokrati Bledjon Nallbati.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments