Thursday, March 19, 2026
HomeALBKy eshte Drejtori i burgut te cilit ju gjet 4000 rrenje kanabis...

Ky eshte Drejtori i burgut te cilit ju gjet 4000 rrenje kanabis ( Foto / Emri )

Një shtëpi bari është zbuluar së fundmi në Peqin, ku policia ka gjetur një sasi të madhe bime narkotike të kultivuar në ambiente të mbyllura.

Banesa ku u zbulua kjo veprimtari dyshohet se i përket Bilal Hasës, drejtorit të burgut të Rrogozhinë.

Pas zbulimit, ai është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sipas burimeve për Ora News, gjatë kontrollit në banesë janë gjetur rreth 4 mijë rrënjë kanabis, të mbjella dhe të përshtatura për kultivim të brendshëm.

Policia po vijon punën për kapjen e tij dhe për të zbardhur të plotë rrjetin që mund të jetë përfshirë në këtë rast.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments