Një moment i ngrohtë dhe plot humor ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Egli dhe Gjesti janë shfaqur më të afërt se kurrë më parë. Gjatë një momenti të përzemërt mes tyre, Egli i shkroi Gjestit në krah një mesazh me domethënie të thellë, por edhe plot ironi: “This boy is married, sorry ladies” – që në shqip do të thotë: “Më vjen keq vajza, ky djalë është i martuar.”
Ky gjest i bukur erdhi menjëherë pas një surprize nga “Vëllai i Madh”, i cili i dërgoi Gjestit një zarf me një lajm të veçantë. Në të, bëhej e ditur se ishte pranuar kërkesa e tij për të organizuar një dasmë tradicionale brenda shtëpisë – një ngjarje festive që do të shërbejë si mbyllje e paharrueshme për këtë sezon.
Mesazhi në zarf lexonte:
“Finalistë, Vëllai i Madh ka marrë në konsideratë kërkesën e Gjestit për të organizuar për herë të fundit këtë sezon një dasmë tradicionale në Big Brother. Sonte ju pret një festë me të ftuar shumë specialë. Vëllai i Madh do të kujdeset për çdo detaj.”
Një “martesë” simbolike, e cila vjen si një reflektim i lidhjes së veçantë dhe kimisë mes dyshes që ka fituar zemrat e publikut. Tani të gjithë sytë janë nga “nata e madhe”, që pritet të sjellë emocione të forta, të qeshura dhe ndoshta – pse jo – edhe një kurorëzim simbolik dashurie.
