Gjykata Kushtetuese ka vendosur se mbyllja e platformës TikTok me vendim qeverie ishte antikushtetuese, duke theksuar se u cënua liria e shprehjes.
Sipas gjykatës, aplikacioni nuk mund të bllokohej vetëm me vendim qeverie, pasi kufizimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve mund të bëhet vetëm me ligj.
Në lidhje me vendimin, Kryeministri Edi Rama reagoi duke deklaruar se ky vendim i Kushtetueses inkurajon shpifësit.
“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot! Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!”, shkroi Rama.
