Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është miratuar kërkesën e kreut të SPAK Klodian Braho për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.
Bëhet me dije se një kërkesë e tillë është bërë, pas presionit në rritje ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij si ish krye prokuror i SPAK.
Mediat bëjnë me dije se përveç Altin Dumanit, është miratuar nga i njëjti komision edhe mbrojtje për disa prokurorë të tjerë te strukturës së posaçme, mes të cilëve edhe për Dritan Prençin.
Po ashtu në mbrojtje do të merren edhe prokurorët e tjerë si Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi, Vladimir Mara etj. Gjithashtu në mbrojtje do të merret edhe gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka.
Ndërsa po ashtu bëhet me dije se prokurorët kanë shtimin e mbrojtjes, pasi kanë renditur të dhëna që kanë lidhje me rrezikimin e tij, për shkak të dosjeve që ka hetuar dhe ka firmosur për to
