Zhvillohet këtë të enjte në ministrinë e Brendshme intervistimi i 8 kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Gardës së Republikës, pas dorëheqjes së Ermal Onuzit.
Kujtojmë që Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga drejtimi i Gardës më 3 qershor të vitit të kaluar pas vetëm 9 muajsh qëndrimi në detyrë.
Intervistimi i 8 kandidatëve do të bëhet sipas rendit alfabetik: Arian Sopiqoti, Denis Deliu (ish deputet i PS), Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma.
Vlen të theksojmë që Denis Deliu është ish deputet i PS-së, i cili hyri në parlament pasi Lefter Maliqi la mandatin e tij. Kurse Faik Basha ka qenë anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë, por njoftoi “divorcin” me partinë në prill të vitit të kaluar para fushatës së 11 majit.
Simon Zereci u komandua në krye të Gardës pas dorëheqjes së Onuzit. Ai ka mbajtur më parë postin e Komandantit të Njësisë Speciale në Gardë. Liman Hoxha ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore në Gardën e Republikës së Shqipërisë.
