Tuesday, February 10, 2026
HomeALBKush është djali shqiptar që vdiq në lule të rinisë në Itali

Kush është djali shqiptar që vdiq në lule të rinisë në Itali

Aksidenti fatal në Cuneo, Itali: identifikohet viktima, ka humbur jetën 20-vjeçari nga Shqipëria, Klaudio Gjoka

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, të enjten 22 janar, përgjatë rrugës shtetërore 589, në zonën e Staffarda, në territorin e komunës së Revello, rajoni Cuneo në Itali.Në përplasjen mes një automjeti të lehtë dhe një mjeti të tonazhit të rëndë ka humbur jetën një i ri 20-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, i lindur në vitin 2005, me origjinë shqiptare dhe banues në Saluzzo, Itali, raporton noa.al.I riu ndodhej në drejtimin e makinës në momentin e aksidentit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit mjekësor emergjent 118, përpjekjet për ta mbajtur në jetë kanë rezultuar të pasuksesshme.Si pasojë e ngjarjes, segmenti i rrugës shtetërore 589 është mbyllur përkohësisht për qarkullimin, ndërsa trafiku është devijuar në rrugë alternative lokale.Në vendngjarje ndodhen ekipet e Anas, shërbimet e urgjencës, zjarrfikësit dhe forcat e rendit, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në qarkullim.Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit. /noa.al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments