Pas më shumë se 100 ditësh të mbushura me dinamika të forta, debate që ndezën rrjetin dhe emocione që prekën zemrat e publikut, spektakli më i ndjekur në vend vjen sonte me finalen e madhe!
Në garë për çmimin e madh janë katër emra të fortë: Egli, Gjesti, Laerti dhe Rozana – finalistë që kanë kaluar sfida të shumta, por edhe kanë fituar dashurinë dhe përkrahjen e publikut.
Fati i tyre është në duart e publikut, që përmes votave do të vendosë se kush do të ngrejë trofeun dhe të shpallet fitues i “Big Brother VIP Albania 4”.
Spektakli final pritet të jetë një super show! A do të kemi një fitues surprizë? Apo publiku do të konfirmojë pritshmëritë? Mbetet për t’u parë…