Stida e humorit, e prezantuar dje përmes një zarfi të bardhë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, është kthyer në një garë të vërtetë shifrash në rrjetet sociale.
Banorët u sfiduan të tregojnë një barcaletë, ku “çmimi” ka rëndësi të madhe: imuniteti në televotimin e radhës për atë që merr më shumë pëlqime nga publiku.
Pas një vëzhgimi në faqen zyrtare të Big Brother VIP në Instagram, rezulton se dominimi është i qartë. Luiz Ejlli kryeson me një diferencë të thellë nga të tjerët, me barcaletën e tij që ka grumbulluar deri tani rreth 48 mijë pëlqime, duke e bërë pretendentin kryesor për fitoren e sfidës.
Renditja momentale vijon kështu:
Vendi i dytë: Brikena – 13 mijë pëlqime Vendi i tretë: Mateo – 12.7 mijë pëlqime Gimbo: 10.5 mijë pëlqime Kristi Lamaj: 8 mijë pëlqime Krusita: 5.800 pëlqime Stenaldo: 5 mijë pëlqime Të tjerët: nën 3 mijë pëlqime secili
Vlen të theksohet se kjo renditje është momentale dhe shifrat mund të ndryshojnë deri në mbylljen e votimit, por hendeku mes vendit të parë dhe të tjerëve duket i vështirë për t’u kapërcyer
