“Ktheve krevatin mbrapsht për këmbët e mia!”Debati i tensionuar mes Gjestit dhe Eglit përshkallëzohet në ndarje fizike

by orgest · April 17, 2025

Tensionet mes Gjesti dhe Eglit kanë arritur në një tjetër pikë kritike brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pas një debati të ndezur, Gjesti i bëri të qartë Eglit se nuk dëshironte më të ndante krevatin me të.

“Sot ndajmë krevatet. Mos më hidh shikime natën, jam serioz,” i tha ai, duke e lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është në një moment delikat. Egli, nga ana tjetër, nuk e priti mirë këtë vendim dhe e paralajmëroi se ky veprim do të kishte pasoja në marrëdhënien e tyre: “Nesër nuk do jemi më bashkë.”

Në vijim të debatit, Egli nuk i kurseu fjalët:

“Nuk ke faj ti që të lash të flije me mua, o palaço. Nuk ke faj që të pranova të fusje kokën, e ktheve gjithë krevatin mbrapsht me pa këmbët e mia.”

Ndërsa Gjesti i reagoi shkurt: “Lëri moj këto stila ti.”

Duket se lidhja e çiftit që nisi me emocion dhe afeksion, po përballet me sfidat më të mëdha në ditët e fundit të lojës.

You may also like