Saturday, March 21, 2026
HomeALBKryeministri nuk ndalet/ Rama që në mëngjes kryen LËVIZJEN e fundit, thërret…

Kryeministri nuk ndalet/ Rama që në mëngjes kryen LËVIZJEN e fundit, thërret…

Socialistët mbledhin këtë të shtunë në Gjirin e Lalëzit Asamblenë me fokus te zgjedhjet në nivel vendor brenda partisë, një vit përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Gjithçka do të nis në orën 10:00 me fjalën hapëse të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi dhe më pas fjalën do e ketë kryeministri njëherësh kryetar i PS, Edi Rama për të dhënë mesazhet e tij përpara anëtarësisë.

Në fund të mbledhjes do të miratohen dy projektvendime që kanë të bëjnë me zgjedhjet e reja në strukturat vendore dhe për organizimin e Partisë Socialiste në diasporë.

Projektvendimi i parë që ka të bëjë me zgjedhjet në strukurat vendore ku në periudhën 21 mars- 30 qershor 2026 do të zhvillohet i gjithë procesi.

Përpara së të mbahen zgjedhjet në këto struktura ka një fazë përgatitore në periudhën 21 mars -15 prill 2026, ku ndër fokuset është rritja e anëtarësisë së partisë me objektiv që çdo organizatë socialiste të pranojë të paktën 4 anëtarë, 2 për çdo gjini.

Në periudhën 16 prill-15 maj 2026 do të mbahen zgjedhjet në organizatat socialiste, ku do të zgjidhen dy bashkëkryetarët, nga një për secilën gjini.

Në periudhën 16 maj-15 qershor 2026 do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë të bashkive. Deri në 30 qershor duhet të përfunduar konstituimi i organeve vendore në çdo nivel. I gjithë procesi zgjedhor do të kryhet nën drejtimin dhe monitorimin e drejtuesve politik në qarqe. Partia Socialiste do të ketë struktura edhe në diasporë. Vendimi do të miratohet në mbledhjen e Asamblesë.

Socialistët, vec Greqisë ku aktualisht kanë një strukturë funksionale, do të kenë degët e tyre edhe në 5 vende të tjera, saktësisht në Itali, Gjermani, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada. Për të e evidentuar anëtarësinë në këto vende në periudhën 30 mars-30 shtator do të jenë strukturat vendore të PS në 61 bashkitë e vendit, bazuar në kontaktet e regjistruara gjatë fushatës zgjedhore të fundit, duhet t’i rikontaktojnë dhe t’i informojnë për procesin e regjistrimit.

1 tetor 2026-1 mars 2027 do përzgjedhjen e koordinatorët e Partisë Socialiste në diasporë dhe konstituohen asambletë e Partisë Socialiste në diasporë në qytetet, rajonet apo shtetet e vendeve ku ata jetojnë.

Në fazën e fundit konstituohet edhe Këshilli Koordinues i Partisë Socialiste për vendin. Strukturat e Partisë Socialiste në diasporë do të kenë edhe përfaqësuesit e tyre në Asamblenë Kombëtare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments