Krizë në çift? Loredana i kthen shpinën Jozit pas një debati të fortë!

by orgest · April 7, 2025

Një tension i papritur ka tronditur marrëdhënien mes Loredanës dhe Jozit në shtëpinë e Big Brother VIP. Pasditen e sotme, një debat i ashpër mes tyre, që nisi për shkak të një ndërhyrjeje të Jozit gjatë një diskutimi të Loredanës me Rozanën, duket se i ka çuar gjërat në pikën e ndarjes.

Loredana, e irrituar nga qëndrimi i partnerit të saj, nuk i përmbajti emocionet dhe shpërtheu me tone të larta: “Mos më qëndro afër, që sot nuk ekzistoj më për ty. Më ke ngritur nervat sa s’ke ide!”

Nga ana tjetër, Jozi u përpoq të ruante qetësinë, por reagimi i tij la të kuptohej se kjo situatë mund të jetë fundi i lidhjes së tyre: “Nëse e ke kaq të thjeshtë, nuk të pengoj. Po e tregon vetë kush je.”

Zënka mes tyre ka shtuar ndjeshëm tensionin në shtëpi dhe i ka bërë ndjekësit të dyshojnë nëse kemi të bëjmë me një ndarje përfundimtare apo me një moment dobësie mes emocioneve të forta të lojës.

You may also like