Tuesday, February 10, 2026
HomeALBKompensimi për arsimin e fëmijëve, ekspertja zbulon sa PAK para përfitoni në...

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, ekspertja zbulon sa PAK para përfitoni në të vërtetë

Në një kohë kur familjet shqiptare përballen me kosto gjithnjë e më të lartë jetese, premtimi i qeverisë për një lehtësi fiskale për prindërit me fëmijë nën 18 vjeç u prit si një ndihmë e konsiderueshme. Megjithatë, prapa shifrave të mëdha të artikuluara publikisht, fshihet një realitet kompleks dhe një përfitim financiar shumë më modest. Audituesja ligjore, Mari Lika, shpjegon se si funksionon skema dhe çfarë duhet të dinë qytetarët.

Sipas ekspertes, skema ndahet në dy kategori kryesore bazuar në të ardhurat vjetore. Familjet me të ardhura deri në 1.2 milionë lekë të reja në vit përfitojnë një zbritje shtesë prej 100 mijë lekësh të vjetra (1 milion lekë të vjetra) për shpenzimet e arsimimit, me kushtin që të paraqesin dokumentacionin përkatës si kontrata me shkollën apo kurse. Ky bonus i takon vetëm njërit prind, pavarësisht numrit të fëmijëve.

Elementi kryesor i paketës është një zbritje prej 48,000 lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë. Kjo vlen për të gjitha familjet, përfshirë edhe ato me të ardhura mbi 1.2 milionë lekë në vit.

Por, ku qëndron ngatërresa? Së pari, nuk bëhet fjalë për para që qytetarët i marrin në dorë. Shuma e përfituar nuk jepet cash, por zbritet nga detyrimi tatimor që individi do të ketë për vitin pasardhës. Me fjalë të tjera, është një kompensim tatimor dhe jo një pagesë direkte. Së dyti, për të përfituar nga kjo skemë, çdo individ duhet të bëjë një kërkesë specifike brenda datës 31 mars, një afat i shkurtër që kërkon vëmendje dhe veprim të shpejtë nga ana e qytetarëve.

Pyetja më e rëndësishme është sa është përfitimi real. Sipas llogaritjeve të ekspertes, për një familje që i plotëson të gjitha kushtet dhe ndjek procedurat e ndërlikuara, përfitimi real neto arrin në rreth 6,000 lekë të reja (ose 62,000 lekë të vjetra) në vit. Kjo shifër është larg perceptimit të krijuar nga shuma 48,000 lekë, e cila në fakt përfaqëson vlerën që zbritet nga të ardhurat para se të llogaritet tatimi, dhe jo shumën përfundimtare që i mbetet familjes.

E gjithë kjo situatë komplikohet edhe më tej nga kolapsi i sistemeve online si e-Albania dhe platforma e fiskalizimit. Qytetarët dhe bizneset e reja përballen me pamundësinë për të kryer veprime bazike, duke e bërë aplikimin për këtë lehtësi fiskale edhe më të vështirë. Sipas burimeve, rënia e sistemit ka nisur që në tetor pas skandalit të AKSHI-t dhe ka degraduar gradualisht, duke e kthyer administratën në metoda pune manuale që i përkasin një epoke të shkuar.

Pavarësisht përfitimit modest dhe burokracisë së lartë, këshilla e ekspertes mbetet e qartë: “Në kushtet kur shteti nuk ofron asgjë, duhet t’i marrësh çdo qindarkë të mundur. Madje, edhe boshllëqet që ka ligji duhet t’i shfrytëzosh.”

Pjese nga biseda ne studion e ‘Kafe shqeto’ në Syri tv

Duhet ta ndajmë në dy segmente. I pari është që ka të ardhura deri në 1.2 milionë lekë të reja në vit. Dhe i dyti nga 1.2 milionë e lart. Ata që kanë deri në 12 milionë lekë të vjetra, ata përfitojnë edhe 100 mijë lek të reja të arsimimit.

Por kur kanë dokumentacion që janë kontrata me shkollën, dokumenta kursesh që mund të ketë bërë fëmija. Dhe kjo ndodh vetëm për njërin prind. Domethënë sado fëmijë të kenë, do marrin vetëm një 100.000 lekësh të ri dhe vetëm njëri prind, jo të dy.

Ndërsa për 48.000 lekëshin e përfitojnë dhe ata që janë mbi kuotën e 1.2 milionë lekëve. Kjo përfitohet për çdo fëmijë edhe nënkupton shpenzime për rritjen e tyre.

Tani si bëhet procedura? Në bazën e tatueshme, pagën që ka marrë, e cila duhet t’i rrihet kuotës së tatimit që i takon deri në 23%, zbritet vlera për çdo fëmijë 48.000 lekëshi.

Kjo vlerë që del pastaj merret me përqindjen e tatimit që i takon shumës, me 23% apo më pak, varet nga totali i të ardhurave, dhe në këtë rast do të dali vlera e tatimit që duhet të paguajë ky individ. Por sa ka paguar pastaj është vlera tjetër. Diferenca që bëhet mes asaj që ka paguar, që i është ndalur nga paga dhe asaj që duhet të paguajë mbasi i zbriten këto shpenzime, do të kompensohet në vitin që vjen, por me një kusht që duhet të bëjë kërkesën deri brenda 31 marsit, për tre muajsh.

Për qytetarët është shumë e vështirë. Sistemi normalisht duhet t’i nxjerri vetë të dhënat, sepse nga viti i kaluar përveç të dhënave që mund të jenë me qira, po, përveç të dhënave, jo, po dhe qiratë tani janë me kartat e identitetit, kështu që normalisht sistemi duhet t’ia çojë vetë tek individi. Por përveç të ardhurave që mund të ketë nga Airbnb apo ndonjë të ardhur tjetër që nuk deklarohet në sistem, nga individ te individ, atëherë këto raste duhet t’i vendosi vetë me dorë këto të ardhura, t’i vetëdeklarojë dhe në këtë rast do t’i zbriten vlerat pastaj.

Qytetari nuk merren lekë. Do zbriten nga tatimi që do t’i takojë vitin tjetër.

Sa mund të përfitosh?

Gazetari: Disa ekonomistë kanë thënë që në fakt edhe po ta bësh atë që thotë qeveria, nuk është se përfiton vërtetë 48,000 lekë.

Meri Lika: Këtë do ta shohim, këtë do ta shohim në vitin 2026 se si do procedojnë organet tatimore. Por ligji e thotë qartë që brenda tre muajsh duhet të bësh kërkesën. Pastaj se si do procedojnë ata dhe se si do bëhet ky rikthim, këtë do ta tregojë administrata tatimore në vazhdimësi.

Sa mund të përfitojë një individ, që është fasha me shumicën e popullsisë që marrin nga 30 deri në këtë 1.

Meri Lika: Po 6.000 lekë tëreja. Ky 480,000 lekëshi është rasti maksimal. Domethënë, për çdo fëmijë ka 48.000 lekë të reja dhe sado fëmijë të ketë, ai deri në 1.2 milionësh ka 100.000 lekë të reja, 1 milion lekë. Kështu që i zbritet 100.000-shja dhe 48-a për çdo fëmijë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments