Tuesday, January 13, 2026
HomeALBKokalari : DO TË DOJA TË HEDHIM GRIDËN NË LANË , POR...

Kokalari : DO TË DOJA TË HEDHIM GRIDËN NË LANË , POR NUK E QELBIM LANËN AQ SHUMË !

Debate të forta dhe tone të ashpra janë regjistruar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, mes anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Vehap Kola, dhe anëtares së Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalari.

Përplasja verbale u përqendrua te kriza brenda Partisë Demokratike, përplasjet mes grupimeve dhe ngjarjet e tensionuara në selinë blu, ku Kokalari pretendon se është shtyrë dhe sulmuar fizikisht.

Debati agravoi kur u përmendën deklarata të mëparshme për “hedhje në Lanë”, çka solli replika të forta dhe gjuhë fyese në studio.

Gjatë diskutimit, Vehap Kola akuzoi Foltoren për krizë organizative dhe pretendoi se ish-kryeministri Sali Berisha po mban peng Partinë Demokratike, ndërsa Kokalari iu përgjigj duke e cilësuar këtë interpretim të pavërtetë dhe duke theksuar se është e mandatuar nga delegatët.

Në një moment, Kola e akuzoi Kokalarin për përdorim të gjuhës së dhunshme ndaj deputetes Grida Duma, duke iu referuar deklaratave të mëparshme në rrjete sociale. Kokalari reagoi me një shprehje të rëndë ironike, e cila shkaktoi menjëherë reagime në opinionin publik.

Ngjarja ka hapur sërish debat mbi nivelin e gjuhës politike, normalizimin e fyerjeve në media dhe tensionet e vazhdueshme brenda Partisë Demokratike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments