Thursday, January 15, 2026
HomeALB“Klodiana Lala hap zemrën: Çfarë po kalon familja e saj këto ditë...

“Klodiana Lala hap zemrën: Çfarë po kalon familja e saj këto ditë të vështira”

Një lajm i trishtë ka prekur familjen e gazetares Klodiana Lala.

Mbesa e saj, Era, vetëm 28 ditë pasi erdhi në jetë, është përballur me një problem shëndetësor dhe prej disa ditësh po trajtohet me oksigjenoterapi. Sipas Lalës, vogëlushja po tregon forcë të jashtëzakonshme dhe po lufton si një trimëreshë e vërtetë.

Gazetarja ka vendosur ta ndajë këtë moment personal me publikun, duke e shndërruar në një mesazh force, shprese dhe dashurie për jetën.

“ERA!

Mbesa ime, që na ndriçoi jetën edhe më shumë kur erdhi në jetë 28 ditë më parë, prej ditësh po trajtohet me oksigjenoterapi dhe po tregohet një trimëreshë e vërtetë.

Pa mbushur ende një muaj, Era më ka dhënë një leksion force dhe dashurie për jetën.

Të dua çdo sekondë e më shumë. E kalove sprovën më të madhe të jetës.

Rritu dhe shkëlqe,” shkruan Klodiana Lala.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments