Një bisedë mes banorëve ka tërhequr vëmendjen së fundmi në shtëpinë e spektaklit, ku protagonistë ishin Artani, Rogerti dhe Miri. Gjatë diskutimit, Artani u shpreh se ai preferon të merret vetëm me persona që sipas tij janë më të aftë se ai.
Biseda mori një kthesë interesante kur Rogerti e pyeti Artanin se cilët konsideron si “katërshen më të fortë” brenda shtëpisë. Përgjigjja e Artanit ishte mjaft e drejtpërdrejtë dhe jo pa ironi.
Sipas tij, në këtë listë hyjnë “bixhozgjiu”, “mashtruesi i femrave” dhe një banore për të cilën tha se “ka ardhur për pushime”. Por deklarata që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për rivalitetin e tij kryesor.
“Armiku kryesor që kam këtu është Artan Kola. Nëse më tradhton ai, unë ika”, u shpreh Artani gjatë bisedës.
Në një moment tjetër, Rogerti e pyeti nëse në këtë listë përfshihej edhe Selina. Artani u përgjigj shkurt: “Ka mbaruar punë ajo.”
Këto deklarata kanë shtuar edhe më shumë tensionin mes banorëve dhe pritet të ndikojnë në dinamikat e ardhshme brenda shtëpisë, ndërsa marrëdhëniet mes tyre duket se po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara.
