Thursday, April 2, 2026
HomeALBKërkesa e nënës së Selin për të lënë shtëpinë, Miri bën veprimin...

Kërkesa e nënës së Selin për të lënë shtëpinë, Miri bën veprimin e papritur ndaj saj

Mbrëmjen e kaluar, gjatë surprizës në Prime, mamaja e Selin i kërkoi banores që të largohej nga shtëpia. Megjithatë, Selin vendosi të qëndronte dhe të “luftonte” me dy banorët e tjerë për çmimin e madh të këtij edicioni të pestë.

Sot, Miri i kërkoi ndjesë Selin dhe mamës së saj për situatën e krijuar. Ai theksoi se nuk kishte pasur qëllim të ofendonte, por duke qenë se fjalët e tij u interpretuan ndryshe, kërkoi falje.

Gjithashtu, Miri u shpreh se nga sot e tutje nuk do të ketë më ofendime dhe se përballjet do të jenë vetëm për lojën.

Miri: Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme, për mamanë që ka ndier ato që ka ndier, për ato gjëra që tha. Jam shumë i sinqertë te kjo pjesë.

Selin: Ndjesën nuk ke pse ia kërkon mamit por mua.

Miri: Të dalim te mami se pastaj do të vij te ti. Se mamaja erdhi dhe tha ato fjalët, dakord. Nuk ka qenë qëllimi që të ndihen keq familjarët apo prindërit tanë, nuk e kam bërë këtë me qëllim të keq, nuk kam ofenduar, po ta them sinqerisht këtë pjesë. Megjithatë nëse është ndier se kam ofenduar, i kërkoj ndjesë asaj dhe të kërkoj ndjesë edhe ty, t’a kërkoj në sy.

Edhe me sinqeritet nuk kam bërë asnjë koment negativ megjithatë është interpretuar ashtu dhe u kërkoj ndjesë të dyjave, ty, mamasë tënde dhe familjes tënde. Unë do mundohem nga sot e tutje, aq sa do kemi mundësi nuk do të kem asnjë koment negativ, asnjë fyerje drejtpërdrejtë dhe këta ta them sinqerisht. Ama këtu jemi në lojë dhe do të flasim për lojën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments