Thursday, January 15, 2026
HomeALBKërcet” grushti në spital! Mjeku godet kryeinfermieren në Tiranë pasi nuk zbatoi...

Kërcet” grushti në spital! Mjeku godet kryeinfermieren në Tiranë pasi nuk zbatoi urdhrin

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në ambientet e një spitali në Tiranë, ku një mjek ka ushtruar dhunë fizike ndaj kryeinfermieres së institucionit.

Sipas informacioneve zyrtare, mjeku 53-vjeçar Julian Habibaj dyshohet se ka goditur kryeinfermieren, pasi kjo e fundit kishte refuzuar të zbatonte një protokoll mjekësor, duke kundërshtuar urdhrin e tij.

Ngjarja është raportuar menjëherë dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Komisariatit nr. 3, të cilët kanë ndërhyrë duke arrestuar mjekun.

Në njoftimin e saj zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermieren në të njëjtin spital, me pretendimin se ajo e ka kundërshtuar për zbatimin e një protokolli mjekësor.”

Lidhur me këtë incident, priten detaje të tjera nga autoritetet, ndërsa ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi marrëdhëniet profesionale dhe respektimin e etikës në institucionet shëndetësore

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments