Në një intervistë të fundit në Top Albania Radio, Kejsi Borri ka folur hapur për rrugëtimin e vëllait të saj, Mateos, brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ajo ka ndarë me publikun pritshmëritë që kishte në fillim dhe si kanë ndryshuar ato me kalimin e kohës.
Gjatë bisedës, Kejsi pranoi se fillimisht e kishte imagjinuar një partner tjetër për Mateon, duke u shprehur se mendonte një tip si Selini do ishte më i përshtatshëm për të.
“Me thënë të drejtën, unë prisja një tip si Selini për Mateon,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se në fillim e shihte atë si zgjedhjen më të mundshme.
Megjithatë, zhvillimet brenda shtëpisë duket se kanë ndikuar në ndryshimin e këtij mendimi. Sipas Kejsit, Brikena është tashmë zgjedhja më e duhur për të vëllain, pasi krijon një balancë të rëndësishme në karakterin e tij.
Ajo shpjegoi se një lidhje me Selinin mund të kishte qenë shumë e fortë dhe shpërthyese, duke e krahasuar si “dy zjarre bashkë”. Ndërsa për Brikenën, Kejsi theksoi se ajo arrin ta qetësojë dhe ta “zbusë” Mateon, sidomos në momentet kur ai bëhet më impulsiv.
Në fund, Kejsi e mbylli deklaratën me një mesazh mbështetjeje, duke theksuar se pavarësisht zgjedhjeve të tij në lojë, ajo do të jetë gjithmonë në krah të vëllait të saj.
