Friday, January 16, 2026
HomeALBKe marrë “postin” e drejtorit? Dash Sula “thyen heshtjen” dhe tregon nëse...

Ke marrë “postin” e drejtorit? Dash Sula “thyen heshtjen” dhe tregon nëse ka marrë ofertë nga Rama

Dashnor Sula i përgjigjet aludimeve se është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të pabazuara.

Sula ironizoi akuzat që sipas tij përsëriten sa herë që dikush shfaq qëndrime ndryshe nga lidershipi i PD-së.

Sa miliona euro na ka blerë një herë? Kushdo që nuk është dakord me lidershipin e PD, sipas tyre, i ble Rama të gjithë”, u shpreh Sula për ”News 24”.

Ish-deputeti i PD-së theksoi se nuk ekziston asnjë emërim, vendim apo urdhër zyrtar në lidhje me këtë post.

Nuk është asgjë e vërtetë, nuk ka asnjë lloj emërimi, asnjë vendim, asnjë urdhër. Nuk e di nga ka dalë kjo”, deklaroi Sula.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments