Saturday, March 7, 2026
HomeCastles“Kam nënën sëmurë”/ Grabiti me armë 1.2 milionë lekë në exchange, zbardhet...

“Kam nënën sëmurë”/ Grabiti me armë 1.2 milionë lekë në exchange, zbardhet DËSHMIA e Luan Maçit

Autori i dyshuar i grabitjes një ditë më parë në një pikë këmbimi valutor në qendër tregtare, 42-vjeçari Luan Maçi, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve të Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Ai ka pretenduar se u detyrua të kryente grabitjen për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të nënës së tij.

Sipas hetimeve, Maçi hyri në orët e para të mëngjesit në pikën “Exchange” të ‘Western Union’ në rrugën “5 Maji”, ku kërcënoi punonjësen me armë zjarri dhe mori një shumë prej rreth 1.2 milionë lekësh.

42-vjeçari, që ka precedentë të mëparshëm penalë, ishte i veshur me rroba të zeza dhe mbante mjekër gjatë grabitjes.

Hetuesit dyshojnë se ai e ka rruar mjekrën pasi u kthye në banesë për të ndryshuar pamjen dhe shmangur identifikimin nga policia.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments