Në seancën e sotme paraprake që po mbahet në Gjykatën e Posaçme, ish-Presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur për shpenzimet e tij duke këmbëngulur se nuk ka fshehur pasuri.
Kam bërë jetë të thjeshtë, jo jetë luksi! Nuk kam pirë verën 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me charter”, mësohet se ka deklaruar ai, raporton gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene.
Një ditë më parë, Meta depozitoi një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë në GJKKO. Kërkesë, që do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Më 29 gusht 2025, Prokuroria e Posaçme çoi në gjyq Metën dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, për korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe nëna e Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.
SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.
