Friday, February 13, 2026
HomeALBKam 70 mln lekë borxhe”, grabiti bankën, zbardhet dëshmia e Bardhyl Fushës!...

Kam 70 mln lekë borxhe”, grabiti bankën, zbardhet dëshmia e Bardhyl Fushës! Arriti të merrte …

Bardhyl Fusha, 58 vjeç, një ditë më parë, nën kërcënimin e kallashnikovit tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Sipas policisë, ai arriti të merrte 800 mijë lekë nga arka, por në momentin që po dilte nga ambientet e bankës, u arrestua nga efektivët.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Fusha tha se e ndërmori aktin për shkak të borxheve të shumta. Gazetari Esido Barkaj, në emisionin “Live në Mëngjes” nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut, dha detaje në lidhje me dëshminë e 58-vjeçarit.

Esido Barkaj: Në dëshminë e tij fillestare ai ka thënë se e ndërmori aktin për shkak të borxheve të shumta. Referuar dëshmisë së tij, ka thënë se ka rreth 70 mln lekë të vjetra borxhe ndaj punëtorëve të tij. Bardhyl Fusha rezulton sipërmarrës në fushën e ndërtimi, por kohët e fundit ishte përballur me vështirësi financiare.

Çfarë ndodhi dje në Tiranë

Bardhyt Fusha u fut në bankë me një çantë, brenda së cilës kishte një kallashnikov.

Sapo ka hyrë në ambientet e bankës së nivelit të dytë, Fusha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.

Më pas, ai ka arritur të marrë një shumë parash nga arka. Një qytetar, i cili ndodhej brenda bankës, ka lajmëruar menjëherë policinë. Patrulla ka qenë pranë vendit të ngjarjes dhe, sapo ka mbërritur, ka kapur autorin duke dalë.

Menjëherë iu sekuestrua çanta, brenda së cilës u gjetën paratë dhe arma e zjarrit.

58-vjeçari u shoqërua në Komisariat, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments