Tuesday, January 13, 2026
HomeALBKa lobuar kundër? Rama REAGON pas fitores së Kurtit dhe “shuan” të...

Ka lobuar kundër? Rama REAGON pas fitores së Kurtit dhe “shuan” të gjitha dilemat…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke siguruar një mandat të ri qeverisës.

Pas shpalljes së rezultatit në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka uruar Kurtin për fitoren, duke e cilësuar atë domethënëse dhe të konfirmuar nga vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Reagimi i përzemërt i Ramës “shuan zërat” mediatike kosovare të cilat pretendonin që kryeministri shqiptar ka lobuar kundër Kurtit, e cila nuk është aspak e vërtetë.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës (Albin Kurtin) për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin dhe për partinë e tij të kthehet në sukses dhe mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona,” tha Rama.

Në përfundim të mesazhit të tij, kryeministri shqiptar ka uruar të dy vendet, duke thënë: “Gëzuar Shqipëri dhe Kosovë.”

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme pritet t’i hapë rrugë formimit të qeverisë së re në Kosovë, duke i dhënë fund një periudhe pasigurie politike. Pamundësia për të krijuar qeveri ishte një nga arsyet kryesore që vendi shkoi dy herë në zgjedhje të parakohshme brenda një viti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments