Wednesday, April 1, 2026
HomeALBJul Deda shpërthen: ‘Çfarë strategjie!’ – Akuza të forta për favorizim të...

Jul Deda shpërthen: ‘Çfarë strategjie!’ – Akuza të forta për favorizim të Selinës në BBVA

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke komentuar debatet mes Selinës, Mirit dhe Rogertit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ironizon situatën me fjalët: “Çfarë strategjie”, duke e shoqëruar me emoji qeshjeje, por mesazhi i tij duket qartësisht kritik.

Sipas Dedës, në historinë e këtij formati nuk ka pasur një banore më të mbrojtur nga opinionistët sesa Selina. Ai shton se situata ka arritur deri aty sa ajo “nuk ka nevojë të flasë fare”, pasi – sipas tij – të tjerët flasin dhe e mbrojnë në vend të saj.

Reagimi i tij ka ndezur menjëherë rrjetin, me shumë ndjekës që e mbështesin këtë qëndrim dhe të tjerë që e kundërshtojnë, duke e kthyer sërish në qendër të debatit çështjen e “favorizimeve” në lojë.

A është kjo vërtet strategji apo mbrojtje e hapur nga produksioni? Diskutimi vazhdon…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments