Aktori i njohur Jul Deda ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një sondazh lidhur me garën mes Brikenës dhe Selinit, duke pyetur publikun: “Cilën shkon në finale?”
Rezultatet e sondazhit tregojnë një avantazh të qartë për Selinin, i cili ka marrë 57% të votave, ndërsa Brikena ka mbetur pas me 43%.

Në reagimin e tij, Jul Deda shprehet se nga ky sondazh 24-orësh, “modest dhe pa pretendime”, në finale shkon Selini, duke lënë të kuptohet se ky është edhe perceptimi i publikut në këtë moment të lojës.
Sondazhi ka marrë mijëra vota, ku diferenca mes dy konkurrenteve duket e konsiderueshme, duke e bërë Selinin favorit për të siguruar një vend në finale.
