Gjatë spektaklit të fundit të “Big Brother VIP”, dinamikat morën një kthesë të papritur.
Pas një televotimi “flash” nga publiku, Miri u shpall lideri i shtëpisë, duke fituar një avantazh të madh nga “Vëllai i Madh”.
Atij iu dha mundësia të dërgonte në nominim katër banorë, dhe zgjedhja e tij ra mbi dy dyshe: Gimbo, Selin, Mateo dhe Brikena.
Rregulli i këtij nominimi është i qartë: publiku po voton se kë dëshiron të shpëtojë. Dy banorët me më pak vota do të shkojnë në një televotim të dytë “kokë më kokë”, ku njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë.
Por çfarë mendon publiku jashtë dhe kush është më i rrezikuari? Një tregues mjaft të qartë e ka dhënë aktori dhe ish-banori i BBVA, Jul Deda. Ai ka hapur një sondazh në llogarinë e tij, ku kanë votuar mbi 21 mijë ndjekës, dhe rezultatet tregojnë një diferencë të madhe mes banorëve.
Sipas pamjeve të publikuara nga vetë Juli:

Mateo udhëheq i sigurt dhe është më i preferuari për t’u shpëtuar, duke mbledhur 42% të votave.
Gimbo renditet i dyti me 23%.
Brikena vjen pas tij me një diferencë të ngushtë, duke marrë 21% të votave.
Selin renditet e fundit me vetëm 13% të votave.
Nëse ky sondazh reflekton edhe votat reale me SMS apo në aplikacion, dy banoret më pak të votuara që do të përballen me njëra-tjetrën për eliminim do të jenë Selin dhe Brikena.
Mbetet për t’u parë nëse Prime i radhës do të konfirmojë këto shifra!
