Pas daljes nga Big Brother dhe incidentit të bujshëm me artistin Gjesti – që kulmoi me një shuplakë live që u bë virale – rrjetet sociale u përmbytën nga komente ku shumë përdorues pretendonin se “Jozi s’ka për të shkelur më në Kosovë”.
Por sot, gjithçka ndryshoi.
Një video e re që po qarkullon me shpejtësi në rrjet tregon Jozin në mes të një feste në Kosovë, i ftuar special, ku shihet duke kërcyer, kënduar dhe duke shpërndarë energji pozitive, si dikush që ndjehet i pritur dhe i dashur nga të gjithë.
Në videon që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Jozi duket i buzëqeshur dhe pa asnjë shenjë tensioni, teksa argëtohet krah publikut kosovar. Ky moment ka habitur shumë nga ndjekësit që vetëm pak javë më parë deklaronin se “kapitulli Kosovë për Jozin ka mbaruar”.
Duket se realiteti është krejt ndryshe: Jozi është rikthyer fuqishëm – dhe me duartrokitje.