Jozi emocionon me dedikimin prekës për futbollistin nga Kosova!

Teksa në “Air Albania” vijon të luhet ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, vëmendja nuk është vetëm në fushë. Edhe rrjetet sociale janë ndezur nga emocionet, reagimet dhe mesazhet që vijnë nga figura të njohura publike.

Një ndër më të ndjerët ka ardhur nga Jozi, i cili në një Instastory prekëse, ka shpërndarë një foto të futbollistit kosovar Mirlind Daku, të cilit i ka dedikuar fjalë të forta zemre.

“Do të doja të ishe nga minuta e parë në lojë Mirlind Daku, por besoj me shpirt që nëse çunat kanë nevojë, ti do futesh e do na nderosh,” – shkruan ai, duke e shoqëruar postimin me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Ne do fitojmë.”

Mirlind Daku është pa dyshim një nga emrat më të lakuar në këtë sfidë të rëndësishme, për shkak jo vetëm të performancës së tij në fushë, por edhe për peshën simbolike që mbart si përfaqësues i Kosovës në fanellën kuqezi.

Ndeshja vazhdon… por shpresa për një fitore historike është më e madhe se kurrë.