Askush s’e priste, por rrjeti po zien! Një video ku shfaqen Jozi dhe Gjesti së bashku, dy nga emrat më të përfolur të “Big Brother VIP Albania 4”, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe po ndez aludimet.
Pas përplasjeve të tyre të forta brenda shtëpisë së famshme, duket se marrëdhënia mes tyre ka marrë një kthesë të papritur. Në videon që po bën namin, dyshja shihen së bashku në një ambient të qetë, madje edhe duke buzëqeshur, çka ka habitur ndjekësit.
“A është ky një pajtim i vërtetë, apo thjesht show?” – është pyetja që po bën gjithë rrjeti.
Një gjë është e sigurt: kjo dyshe po rikthehet fuqishëm në vëmendje – këtë herë jo për përplasjet, por për një afrim surprizë!
