Friday, February 13, 2026
HomeALB“Je mashtrues”/ Selin nuk e kursen Mirin: A ndihesh i përdorur? Unë...

“Je mashtrues”/ Selin nuk e kursen Mirin: A ndihesh i përdorur? Unë me ty kam ndenjur

“Sa më shumë e thërret atë, Miri dëshpërohet”

Mbrëmjen e djeshme, Selin dhe Miri kanë patur një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Teksa ndodhen në ‘shpellë’, Selin herë pas here ka thirrur Gimbon.

Në këto momente ndërhyn Mateo, i cili i thotë se sa më shumë të thërrasësh Gimbon, Miri dëshpërohet. Madje duke qeshur shton se banori dhe pak e do të shkojë te Dhoma e Rrëfimit për të kërkuar paracetamol.

Selin i kthehet duke i thënë se po e thërret Gimbon për t’i thënë se Miri ua ka dhënë bekimin. Këtu ndërhyn Miri që thotë e ka bërë që kur iu doli klipi së bashku, por balerina thotë që nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Më pas këngëtari i kujton asaj që i kanë thënë që është përdoruese meshkujsh dhe menjëherë ajo e pyet nëse ndihet i përdorur.

Pjesë nga debati:

Selin: Gimbo

Mateo: Sa më shumë e thërret atë, Miri dëshpërohet. E ka humbur fare fillin. Do të shkojë te Dhoma e Rrëfimit të kërkojë ndonjë paracetamol.

Selin: Gimbooo. Do i them na dha Miri bekimet

Miri: Ua kam dhënë që atëherë. Të kam thënë, the dhe ti

Selin: Ça ke thënë ti, ça po bën me topin e futbollit?

Miri: Me kë top?

Selin: Po kështu ke thënë, ça po bën, s’më ke pyetur ndonjëherë si ndihesh

Miri: Me topin?

Selin: Po kur pyet ça po bën, zëre se është top

Miri: A the parë që kam thënë ‘sa mirë, kalofshi bukur’

Selin: Këto ishin ça ëndërroja unë që ti të bëje, se nuk e ke bërë kurrë.

Miri: E se kam bërë unë

Selin: Kjo ishte ironi. A të kujtohet kur erdhe e the ‘sa bukur dukeshit, Selin më vjen mirë për ty’

Miri: Nuk ke kërkuar ndonjëherë ndonjë gjë që ta them

Selin: Ta kërkoj unë? Jo. Nëse unë rri me Shëndritin nga mëngjesi në darkë, edhe atij i del një klip i bukur shkoj dhe i them urime. Ja kam thënë Kristit që me të nuk puçemi. Ka ardheë Kristi e ka thënë ‘keni dalë shumë mirë’. Erdhi Mali e na dha dorën.

Miri: Mali është hipokrit, unë nuk jam hipokrit.

Selin: Ti nuk je hipokrit, je mashtrues

Miri: Ti ça je, kamufluese?

Selin: Mashtruese bie më rëndë

Miri: E pe se ça të kishin shkruajtur atje

Selin: Përdoruese meshkujsh, e mbështet ti? Ndihesh i përdorur? Se unë me ty kam ndenjur.

Miri: Ti i ke përdorur?

Selin: Se jam kurioze

Miri: Ti i ke përdorur meshkujt?

Selin: Unë me ty kam ndenjur, nga ty tani rri me Gimbon. Kur rrija me Gimbon, rrija dhe me ty, po ti u vetë largove.

Miri: I ke përdorur?

Selin: Ti ndihesh i përdorur? Nëse ndihesh i përdorur, i kam përdodur

Miri: U largove ti, i përdore?

Selin: A ndihesh i përdorur? O Armir, nëse ndihesh i përdorur, po i kam përdorur, nëse nuk ndihesh i përdorur

Miri: Po pra i ke përdorur, në rregull je.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments