“Jam në top formë, hajde më shiko”/ Ilir Meta mesazh gazetares: Pi vetëm…

Ilir Meta ka bërë një shënim publik nga qelia dhe fton gazetaren Anduena Llabani që ta vizitojë në ambientet e burgut, pas deklaratave të saj në media për gjendjen shëndetësore e psikologjike të tij.

Meta insiston sërish në ftesën e tij gazetaren Anduena Llabani, duke thn se sht mir mendrisht dhe gjth kohs pi boronicë Puke.

“E dashur Anduena, Nuk njihemi nga afër se nuk na ka rënë rasti, por ju ndoqa në një debat me avokatin tim të nderuar, Kujtim Bej Cakrani. Mu duke e shqetësuar për gjendjen time shëndetësore dhe psikiatrike, por të siguroj se je totalisht e dezinformuar. Ndaj, meqënëse i beson kaq shumë SPAK-ut për shkak të marrëdhënieve të afërta profesionale që mund të keni me këtë institucion, për t’ju hequr këtë shqetësim që përhapët në publik, ju ftoj të takohemi këtu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”. Për kthjelltësinë time të siguroj, madje do ta shohësh edhe vetë nëse të japin leje, që është shumë më e mirë se sa e ndonjë spakisti që mund t’ju ketë dezinformuar juve sepse prej 8 muajsh unë zonjë e nderuar pi vetëm lëng boronicë Puke. Ndërsa ata të SPAK-ut nga euforia e 83 mandateve që i kanë dhënë Edi Ramës edhe mund ta teprojnë me verë, ndoshta jo aq të shtrenjtë sa e pi ai”, shkruan Ilir Meta.