Rogert Sterkaj ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një letër të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në postimin e tij, ai thekson se pushteti është i përkohshëm, ndërsa ajo që mbetet pas është trashëgimia që lë çdo drejtues.
Në mesazhin e publikuar, Sterkaj flet për rëndësinë e patriotizmit, dialogut dhe përgjegjësisë ndaj vendit, duke theksuar se pyetjet dhe debati publik nuk duhet të shihen si kundërshti, por si pjesë e një shoqërie demokratike.

“Patriotizmi i vërtetë nuk ka nevojë për duartrokitje apo pozicion pushteti”, shkruan ai në letër, ndërsa nënvizon se heshtja nuk duhet të ngatërrohet me lidershipin.
Postimi është shoqëruar me mesazhin: “Ndjekja vazhdon. Jam ende këtu. Ende po pyes. Ende po dëgjoj. Ende po besoj se dialogu ka rëndësi.”
Letra ka nxitur reagime të shumta në rrjet, me qytetarë që komentojnë mbi mesazhin dhe simbolikën e saj politike.
