Monday, March 16, 2026
HomeCastlesJa kush janë tre banorët më të ndjekur në Instagram nga Big...

Ja kush janë tre banorët më të ndjekur në Instagram nga Big Brother VIP Albania

Interesi i publikut për banorët e Big Brother VIP Albania vazhdon të reflektohet edhe në rrjetet sociale, ku disa prej tyre kanë arritur të grumbullojnë një numër të madh ndjekësish në Instagram.

Në vendin e tretë renditet Selina Bollati, e cila numëron rreth 128 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram.

Vendin e dytë e mban Mateo Borri, me rreth 141 mijë ndjekës, duke treguar se mbetet një nga personazhet më të ndjekur nga publiku i spektaklit.

Ndërsa në krye të listës qëndron Brikena Selmani, e cila kryeson me një diferencë të madhe, duke arritur në rreth 268 mijë ndjekës në Instagram.

Numri i ndjekësve në rrjetet sociale shpesh reflekton popullaritetin dhe ndikimin që banorët kanë krijuar gjatë qëndrimit të tyre në spektakël.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments