E diela u trondit nga incidenti në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin në një moment të papritur gjatë spektaklit live. Pas ngjarjes, ai u shoqërua në komisariat, ku u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë në gjendje të procedimit.
Por ajo që ka habitur rrjetin është fakti se, pavarësisht dhunës, numri i ndjekësve të Jozit në Instagram ka shpërthyer. Nga 56.7 mijë ndjekës mbrëmjen e incidentit, ai ka arritur plot 67.5 mijë një ditë më pas.
Reagimet kanë qenë të përziera: disa e kanë dënuar ashpër veprimin e tij, ndërsa të tjerë e kanë përkrahur. Komentet negative nuk kanë munguar, por Jozi ka zgjedhur të mbyllë seksionin e komenteve, duke i prerë rrugën kritikëve.
Ndërkohë, publiku vazhdon të jetë i ndarë: a është kjo një famë që duhet përkrahur, apo një sinjal i rrezikshëm që dhuna po kthehet në trend?