Një moment i tensionuar ka ndodhur gjatë Prime-it të fundit në Big Brother VIP, i cili nuk u transmetua i plotë për publikun, duke ngritur dyshime të forta mbi transparencën e spektaklit.
Sipas burimeve dhe reagimeve të fansave, pasi Selina u shfaq e prekur dhe në një situatë që shumë e konsideruan “viktimizim”, Rogerti reagoi ashpër. Ai u ngrit i irrituar dhe i është drejtuar me tone të forta, duke i thënë: “O plerë!” – një moment që nuk u dëgjua qartë gjatë transmetimit.
Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit po akuzojnë produksionin se po fsheh pjesë të rëndësishme të debatit, duke favorizuar një narrativë të caktuar.
