Tuesday, February 10, 2026
HomeALBIu ndërpre fjala në Asamblenë e KE/ Reagon për herë të parë...

Iu ndërpre fjala në Asamblenë e KE/ Reagon për herë të parë Berisha: Ja çfarë më ndodhi…

Gjatë komunikimit virtual me qytetarët, Sali Berisha u dha përgjigje të gjitha lajmeve që kanë qarkulluar që pas vizitës së tij zyrtare në Strasburg.

Berisha u justifikua duke deklaruar se minutazhi ishte shumë i shkurtër, ndërsa fajin ja vendosi mediave të cilat, sipas tij, nuk treguan realitetin.

Pyetje: A është e vërtetë se kreut të Partisë Demokratike iu ndërpre fjala?

Fjala në Strasburg, për diskutantët është gjithnjë 2 minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. Unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe pjesën më pikante ja kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, por në minutën e fundit unë vijova se kamera funksionon pavarësisht zërit dhe kërkova qeverinë teknike. Këta lakej që hapin lajmin, janë shushunja, e zeza që kanë marrë miliona nga lotet e rrugëve. Portalet e qeverisë, mjeranë si papagaj…”, u përgjigj Berisha duke qeshur me ironi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments