Wednesday, January 14, 2026
HomeALB“Isha me dorë në zemër…”/’BB Fan Club’ nisi me hyrjen e Luiz...

“Isha me dorë në zemër…”/’BB Fan Club’ nisi me hyrjen e Luiz Ejllit, Kiara Tito sqaron të vërtetën!

Eftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, që këtë sezon e shohim edhe në “Big Brother Fan Club”. Si po e përjeton ajo këtë rol të ri, si e sheh edicionin e pestë të “Big Brother VIP” dhe a ka ajo ndonjë banor të preferuar? Për më shumë ka treguar vetë Kiara…

“Big Brother Fan Club” nisi me ardhjen e Luiz Ejllit, si e prite ti këtë gjë?

Isha me dorë në zemër kur doli Luizi, duke e ditur dhe natyrën e tij spontane. Disa kanë pyetur veten pse ndodhi, por nuk ka lidhje me mbrojtjen. Ishte thjesht një thirrje për ato komente në rrjete sociale që prishin punë. 

Ishte diçka ndryshe nga sa ishte parë më parë. Nuk ka kuptim që të marr burrin për të më mbrojtur. Jam dakord që nuk mund t’u pëlqej të gjithëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments